10-09-2025

Bie nga Kalaja e Prizrenit, vdes një person

Një person ka hunbur jetën pasi raportohet se ka rënë nga Kalaja e qytetit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia konfirmoi se sot, me 09.09.2025, rreth orës 11:00, ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca.

Zëdhënësi rajona i Policisë, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për Gazeta e Prizrenit se në vendngjarje, patrulla policore ka konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc, Malishevë, me vendbanim në Prizren.

Sipas ekipit mjekësor të urgjencës, viktima ishte pa shenja jete.

Për momentin, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë. Policia, në konsultim me prokurorin, ka iniciuar rastin “Hetim i vdekjes” dhe është duke mbledhur informacione me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes./ Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.