Bie numri i vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.
Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.
Në total numri i rasteve aktive është 8.903.