Bie numri i veteranëve të luftës
Numri i madh i veteranëve të luftës ka qenë dhe vazhdon të jetë temë diskutimi në Kosovë.
Që nga fillimi i vitit 2019, numri i veteranëve ka pësuar rënie.
Sipas statistikave nga ASK, nga 38 mijë e 232 veteran sa ishin në janar, tash janë, 38 mijë e 120 veteran.
Në muajin shtator, shteti i Kosovës i ka paguar veteranët 6 milionë e 298 mijë e 716 euro.
Para 7 muajsh, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për kërkesën e Prokurorisë lidhur me pezullimin e përkohshëm të pensioneve për 19 mijë e 500 veteranëve të luftës.
Gjykata ka refuzuar këtë kërkesë të Prokurorisë Speciale, deri në përfundimin e procedurës penale./Indeksonline/