BIK: Përdorni metodat elektronike për të komunikuar në Fitër Bajram
Zyrtari i BIK-ut, Ekrem Simnica, u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë që për këtë Fitër Bajram të respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Ai në Edicionin Special të Klan Kosovës deklaroi se për të kontaktuar me të afërmit të përdoren metodat elektronike.
“Ne jemi duke i dëgjuar udhëzimet e ekspertëve të IKSHPK-së, MSH-së dhe organeve shtetërore që japin mësimet dhe porosit e tyre që ne të mos grumbullohemi dhe të mos kemi takime të afërta me njëri-tjetrin”.
“Për këtë Fitër Bajram të mos kemi vizita familjare, të përdoren metodat elektronike për të komunikuar, t’i shfrytëzojmë ato në këtë festë”, ka thënë Simnica.