01-11-2024

Bill Klinton sot në Shqipëri, kjo është agjenda e tij

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, sot për herë të parë do ta vizitojë Shqipërinë.

Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë sot pasdite, ku në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të ShBA-së dhe Shqipërisë, Rama dhe Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e të dyja vendeve.

Në orën 19:05 Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Klintonin të marrë çmimin e akorduar.

Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit të 42 të ShBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i tij.

Asnjë koment

Comments are closed.