25-11-2024

Binjakët 57-vjeçarë nga Dragashi vizitojnë Mekën: Jemi lutur edhe për Kosovën

Dy vëllezërit binjakë nga rajoni i Dragashit, Behar dhe Sehar Mehmeti kanë vizituar Mekën bashkë me bashkëshortet e tyre, Qesere dhe Haxhere, të cilat po ashtu janë binjake. Ata dhanë një intervistë për ABC News, ku edhe treguan se e kanë pasur ëndërr që të vizitojnë vendin e shenjtë.

Ata u shprehën se janë takuar edhe me shumë shqiptarë të tjerë që kanë shkuar për të vizituar vendin e shenjtë. Njëri nga vëllezërit tha gjatë intervistës me moderatoren Fabiola Hoxha se lutjet e tyre kanë qenë për familjen por sigurisht edhe për situatën në të cilën ndodhet Kosova.

“Ëndrra ka qenë gjithmonë që të vijmë të vizitojmë vendin e shenjtë, të kryejmë ritin e haxhit. Emocionet janë të papërshkruara, një ndjenjë shumë e madhe sidomos kur kemi parë Qabenë për herë të parë. Lutjet tona kanë qenë për familjen, për fëmijët dhe të ardhmen. Për Kosovën tonë të dashur. Jemi lutur shumë edhe për Kosovën që të ecë përpara. Të mos kemi probleme. Jemi takuar edhe me shqiptarë pasi këtu ka rreth 1670 shqiptarë nga Kosova.”, tha Behari. /abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.