23-11-2024

Bislimi demanton publikimet për ndarjen e ministrive: Janë spekulime, shumë larg së vërtetës

Opsione të shumta u dhanë sonte se si do të arrihet marrëveshja në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dikush tha se tashmë është arritur, vetëm se do të zyrtarizohet, e dikush tjetër edhe tregoi se si janë ndarë ministritë dhe se kush do të propozojë Presidentin e Kosovës në vitin 2021.Por Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se të gjitha këto janë spekulime e hamendësime, larg të vërtetës dhe qëllimmirës, transmeton Indeksonline.

 

 

Bislimi deklaroi se bisedimet kanë rifilluar intesivisht, takimet po mbahen në baza ditore dhe se ka lëvizje e hapa përafrues, por assesi të afërta me ato që po qarkullojnë gjithandej.

Postimi i plotë:

Sonte, shumë më shumë se netëve më parë, analistë nëpër studio televizive, portale e pseudoportale kanë vërshuar qytetarët me informata të pasakta e me hamendësime, gjithnjë duke u “thirrë” në “burime të brendshme”. Dëshiroj të qetësoj të gjithë Ju dhe demantoj të gjithë “këta”: Gjithë këto spekulime e hamendësime dhe këto gjoja “burime” janë shumë larg së vërtetës dhe qëllimmirës. Ashtu edhe si e kemi cekur në informatën nga Lëvizja Vetëvendosje!: Bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajmë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues (por asesi të përafërt me ato që po qarkullojnë gjithandej).

Asnjë koment

Comments are closed.