Biznesmenë e fajdexhinj-Si detyroheshin viktimat të paguanin vlera marramendëse për paratë që i morën
Në aksionin e fundit shteti ka goditur kokat e biznesmenëve që merren me fajde e shmangie nga tatimi. Aksioni ka përfunduar me 15 perona të arrestuar. Për ta rëndojnë veprat “Fajde” – “Mashtrim” e “Shmangie nga Tatimi. Sipas dosjes, përmes shantazheve të dyshuarit kanë përfituar shifra deri në 1 milionë duke dëmtuar rëndë viktimat, shkruan Gazeta Insajderi.
Të dyshuarit që janë dërguar në paraburgim nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Fajdës” si dhe “Shmange nga tatimi” janë edhe Besnik Salihu, Fadil Salihu, Egzon Salihu, Ardi Saraqi, Shefik Rexhepi, Lindrit Haradinaj, Ramiz Ademi, Mujë Ademi, Kadri Gerbeshi, Ajvaz Muzaqi, Bashkim Osmani, Bahri Abazi, Nexhmi Abazi dhe Shukri Haxhiu.
Nga dosja e bërë publike në media, raportohen për shifra milionëshe që të dyshuarit kanë përfituar nga të dëmtuarit.
Pronari i auto sallonit që dyshohet se shiti vetura deri në 100 mijë euro për fajde
Sipas kërkesës, thuhet se nga fillimi i muajit maj 2022, e në vazhdim, i pandehuri Egzon Salihu në auto sallonin “Lipjani”, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirtë financiare, ashtu që i dëmtuari Besim Gashi si pronar i ndërmarrjes tregtare “Blendi”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve, në pamundësi që të kryej këto obligime, është detyruar të blejë veturë “BMW X5”, me çmim 40 mijë euro, të cilën pas dy muajve e ka paguar 55 mijë euro, si dhe një veturë “BMW 18”, me çmim prej 50 mijë euro, e të cilën pas dy muajve e ka paguar për çmimin prej 70 mijë euro, me qëllim që të paguaj këstet e fajdeve për personat tjerë, duke pësuar dëm pasuror në shumë prej 35 mijë euro.
Këto janë veturat e sekuestruara nga shteti
Tutje, thuhet se i pandehuri Egzon Salihu, në Autosallonin “Lipjani”, ka kontraktuar shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e veshtarë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, është detyruar ta blej një veturë “Porche Panamera” nga i pandehuri për çmimin 100 mijë euro.
Mirëpo, për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë, i njëjti ja ka shitur menjëherë të pandehurit veturën për çmim prej 60 mijë euro, duke pësuar dëm pasurore në shumë prej 40 mijë eurove.
Me këto veprime, Egzon Salihu sipas kërkesës do të kryente veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.
Gjithashtu në kërkesën e Prokurorisë thuhet se i njëjti, me qëllim që t’i shmangen pjesërisht pagesës së tatimit për të përfituar rimbursimet tatimore, si bashkëpronar të auto sallonit “Lipjani”, me rastin e shit-blerjes se veturave pagesën e ka bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të mallrave të shitura, të cilat para pastaj i kanë përdoruar për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, me çka edhe e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në disa mijëra euro.
Me rast ai dyshohet se do të kryente, veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 paragrafi 1 të KPRK-së.
E në dispozitivin pesë të kësaj kërkese për paraburgim thuhet se, nga fillimi i muajit 2022, e në vazhdim i pandehuri Besnik Salihu, si pronarë të auto sallonit “Besa”, kanë kontraktuar shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e veshtarë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, është detyruar ta blej një veturë “Porche” nga i pandehuri për çmimin prej 100 mijë euro.
Mirëpo, për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë, është detyruar të ia shes të pandehurit për çmimin prej 65 mijë euro, duke pësuar dëm prej 35 mijë euro.
Me këtë do të kryente në bashkëkryerje në vazhdim veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
I dëmtuari detyrohet ta blejë veturën “Range Rover”, me çmimin e 45 mijë dhe t’ia shesë 27 mijë euro të pandehurit për fajde
Tutje, në dizpozitivin e gjashtë të kësaj kërkese, thuhet se nga fillimi i muajit maj 2022 e në vazhdim, i pandehuri Fadil Salihu, si pronarë të auto sallonit “Besa F”, ka kontraktuar shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e veshtarë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami si pronar i ndërmarrjes “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, është detyruar ta blejë një veturë “Range Rover”, për çmimin prej 45 mijë euro, mirëpo për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë, është detyruar të ia shes të pandehurit për çmimin 27 mijë euro, duke pësuar dëm prej 18 mijë euro.
Më tej, thuhet po ashtu se se, i pandehuri Fadil Salihu si në rrethanat e cekura më lartë, i dëmtuari Samir Bajrami është detyruar të blejë edhe një veturë “Mercedes GLS”, për çmimin prej 30 mijë euro, të cilin pastaj është detyruar që ta shes në auto sallonin “Alberti”, për çmimin prej 14 mijë euro, kurse ka mbetur borxh në shumën prej 30 mijë euro tek i pandehuri Fadil Salihu.
Më këtë, i pandehuri Fadil Salihu do të kryente veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.
Tutje, në dizpozitivin e shtatë thuhet se më 3 mars 2023 nga Prokuroria Themelore thuhet se për Ajvaz Muzaqi dhe Ardi Saraqi ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020, e në vazhdim, si pronarë të auto sallonit “Buna M”, me seli në Vushtrri, kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër.
Të njëjtit duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit, Samir Bajrami, si pronar i ndërmarrjes ndërtimore “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë nga virus Covid-19, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, është detyruar ta blej një veturë të markës ,,Mercedes S’, nga i pandehuri për çmimin prej 50 mijë euro, mirëpo për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për të paguar fajdet, është detyruar t’ia shes Lavdrimit për çmimin prej 28 mijë euro, duke pësuar dëm prej 22 mijë euro.
Me këtë Ajvaz Muzaqi dhe Ardi Saraqi sipas kërkesës se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale ”Fajdeja” nga neni 307 par. 1 lidhur me par. 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Po ashtu thuhet për të njëjtit se ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2022, e në vazhdim, si pronarë të auto sallonit “Buna M”, me seli në Vushtrri, kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër.
Ashtu që duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit Samir Bajrami, si pronar i ndërmarrjes “Ornela”, ku për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, i njëjti është detyruar ta blej një veturë të markës “Audi”, nga i pandehuri për çmimin prej 60 mijë euro.
I dëmtuari për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për të paguar fajdet, është detyruar t’ia shes përsëri të pandehurit, për çmimin prej 42 mijë euro, duke pasuar dëm prej 18 mijë euro.
Me këtë të pandehurit Muzaqi dhe Saraqi po dyshohet se bashkëkryerje për kryerjen e veprës penale ” Fajdeja” nga neni 331 par. 1 lidhur me par. 3 te KPRK-së.
Tutje, në dizpozitivin e tetë thuhet se për të pandehurin Mujë Ademi ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020 në Vushtrri, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona të tjerë.
Ashtu që i njëjti ka shfrytëzuar gjendjen e rënd financiare të shkaktuar nga pandemia si pasojë e virusit “Covid – 19”, në atë mënyrë që i dëmtuari Besim Gashi si pronar i ndërmarrjes tregtare “Blendi”, për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për fajde, është detyruar të marrë para me fajde në shuma prej 20 mijë euro, me fajde prej 2 mijë euro në muaj, të cilat nuk ka mundur ti paguajë me kohë dhe është detyruar të marrë vetura nga auto sallone me çmime të larta të cilat është detyruar ti shesë me çmime shumë më të ulëta, duke pësuar dëm pasuror disa mijëra euro.
Me këtë i pandehuri Mujë Ademi po ngarkohet për kryerjen e veprës penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 3 lidhur me par 1 te KPRK-së.
Kurse, në dizpozitivin e nëntë, thuhet se për Ajvaz Muzagi dhe Mujë Ademi ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020 në Vushtrri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, me kanosje serioze kanë detyruar të dëmtuarit Besim Gashi dhe Samir Bajrami që të paguajnë shuma të parave në dëm të pasurisë së tyre.
Në atë mënyrë që paratë që i kanë dhënë me fajde i kanë kanosur seriozisht se do tu shkaktojnë ndonjë të keqe ose do t’i vrasin.
Kjo pasi që të dëmtuarit për shkak të vështirësive ekonomike nuk arrinin që ti kthenin me kohë shumën e parave në emër të fajdes dhe shumën që e kishin marrë në shërbim, kështu që ishin detyruar të marrin para me fajde tek personat e tjerë me qëllim që ti kryejnë pagesat ndaj të pandehurve, të cilit kanë pësuar dëm pasuror në shuma nga 20 mijë deri në 100 mijë euro.
Me këtë të njëjtit po ngarkohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Detyrimi “nga neni 328 par. 2 te KPRK-së.
Po ashtu thuhet se për Ajvaz Muzaqi dhe Ardi Saraqin ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020 në Vushtrri, në bashkëkryerje kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona të tjerë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të shkaktuar nga pandemia si pasojë e virusit “Covid – 19”.
Në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami si pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela” në Fushë Kosovë, për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për fajde, është detyruar të blejë nga auto-salloni ” Buna M’ në Vushtrri, disa vetura në vlerë prej 400 e 61 mijë euro në afat pagese prej tre – katër muaj, të cilat vetura kanë pasur vlerën shumë më të ulët të tregut dhe është detyruar qe ti shesë për çmimin prej 300 e 50 mijë euro, duke pësuar dëm pasuror në çmim prej 100 e 11 mijë euro.
Me këtë të njëjtit në bashkëkryerje po dyshohen për kryerjen e veprës penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 3 lidhur me par 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.
Tutje, në dizpozitivin e dhjetë thuhet se për Ajvaz Muzaqi dhe Ardi Saraqin ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020 në Vushtrri, me qëllim që ti shmangen pjesërisht pagesës së tatimit për të përfituar rimbursimet tatimore, si bashkëpronarë të auto-sallonit “Buna-M”, në atë mënyrë që me rastin e shit -blerjes së veturave, pagesën e kanë bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të mallrave të shitura, të cilat para pastaj i kanë përdorur për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, me çka kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shuma disa mijëra euro.
Me këtë të njëjtit po ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi “ nga neni 307 par. 1 lidhur dhe nenin 31 te KPRK-së.
Ndërsa, në dizpozitivin e njëmbëdhjetë thuhet se për Bahri Abazin ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2020, i njëjti, në bashkëkryerje me të pandehurin Salih Sinani kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit tjetër.
I pandehuri dyshohet se përfitoi rreth 200 mijë euro nga i dëmtuari përmes fajdes
Në atë mënyrë që i dëmtuari Xhevdet Shala, si pronar i objektit hotelier “Golden”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që kërkoj para me fajde nga i pandehuri Salih Sinani, i cili paratë i ka marrë nga i pandehuri Bahri Abazi në shumë prej 20 mijë euro, me kamatë mujore prej 8%, mirëpo i dëmtuari në pamundësi që ti paguajë këstet e fajdes, është detyruar që të kërkojë para të tjera, kështu që i pandehuri Salih Sinani ka marrë vazhdimisht para nga i pandehuri Bahri deri në shumën prej 500 mijë euro, për të cilat ka paguar rreth 200 e 50 mijë euro fajde , nga të cilat 200 mijë euro i ka përfituar i pandehuri Bahri, kurse 50 mijë euro ka përfituar i pandehuri Salih, kurse kanë mbetur për ti kthyer nga borxhi kryesor edhe 300 e 20 mijë euro
Me këtë të njëjtit po ngarkohet se në bashkëkryerja kanë kryer veprën penale “Fajdeja “nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 te KPRK-së.
Tutje, në dizpozitivin e dymbëdhjetë të kërkesës së prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se për Nexhmi Abazin ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2020, i njëjti në bashkëkryerje me të pandehurin Salih Sinani kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit Xhevdet Shala.
Kjo pasi që i dëmtuari Xhevdet Shala, si pronar i objektit hotelier “Golden”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që të kërkojë para me fajde nga i pandehuri Salih Sinani, i cili paratë i ka marrë nga i pandehuri Nexhmi Abazi në shumë prei 30.000 (tridhjetë mijë euro), me kamatë mujore prej 10%, duke paguar nga 3.000 (tre mijë) euro fajde në muaj. për dhjetë muaj, kështu që i pandehuri vetëm nga fajdet ka përfituar shumën prei 30.000 (tridhjetë mijë) euro, si dhe borxhin kryesor në shumë prej 30.000 (tridhjetë mijë) euro, për të cilat i dëmtuari është detyruar të marrë para nga personat tjerë në mënyrë që ti kryejë obligimet e borshit kryesor dhe të fajdes, duke pësuar dëm pasuror në shumë prej 30 mijë euro.
Me këtë ai po ngarkohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 te KPRK-së.
Ndërsa, tutje në thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, i pandehuri, në bashkëkryerje me të pandehurin Salih Sinani kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që kërkojë para me fajde nga i pandehuri Salih Sinani, i cili paratë i ka marrë nga i pandehuri Nexhmi Abazi në shumë prej 20 mijë euro, me kamatë mujore prej 10%, për të cilat ka paguar 4 mijë euro fajde për dy javë, mirëpo në pamundësi që ti paguaj këstet e kredisë është detyruar që të marrë para tjera në shumë prej 20 mijë euro tek i pandehuri Shukri Haxhiu, me të cilat para e ka paguar borxhin kryesor tek i pandehuri Nexhmi Abazi, duke pësuar dëm pasuror në shumë prej 4 mijë euro.
Me këtë do të kenë kryer në bashkëkryerje veprën penale: Fajdeja nga neni 331 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Me tej, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, i pandehuri, në bashkëkryerje me të pandehurin Salih Sinani kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Besim Gashi,, pronar, i ndërmarrjes tregtare “Blendi”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që kërkojë para me fajde nga i pandehuri Salih Sinani, i cili paratë i ka marrë nga i pandehuri Nexhmi Abazi në shumë prej 20 mijë euro, me fajde prej 2 mijë e 500 euro për dy javë, kështu që për të cilat ka paguar 4 mijë euro fajde për dy javë, kështu që i dëmtuari për gjashtë javë ka paguar 7 mijë e 500 euro, prej të cilave 6 mijë euro i ka përfituar i pandehuri Nexhmi, kurse 1 mijë e 500 euro i pandehuri Salih, kurse borxhi kryesor në shumë prej 20 mijë euro, është përfshirë në marrëveshjen në mes të Gëzim Sinanit dhe Xhevdet Shalës i cili ka qenë si garantues për të dëmtuarin Besim Gashi.
Me këtë dyshohet se do ka kryer në bashkëkryerje veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Ndërkaq në dispozitivin e trembëdhjetë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se fund të vitit 2021, i pandehuri Shukri Haxhiu, në bashkëkryerje me të pandehurin Salih Sinani kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që kërkojë para me fajde nga i pandehuri Salih Sinani, i cili paratë i ka marrë nga i pandehuri Shukri Haxhiu në shumë prej 30 mijë euro me fajde prej 3 mijë euro në muaj, për të cilat ka paguar 18 mijë euro me fajde për gjashtë muaj, mirëpo për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë, i dëmtuari ka marrë edhe shumën prej 30 mijë euro tek i pandehuri Shukri Haxhiu, për të cilat është detyruar të paguaj fajde nga 6 mijë e 800 euro në muaj, prej të cilave i pandehuri Salih Sinani ka përfituar nga 2 mijë euro, kurse shumën tjetër e ka marrë nga i pandehuri Shukri, kurse borxhin kryesor me fajde ka arritur shumën prej 80 mijë euro.
Me këtë do të kenë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sipas dispozitivit katërmbëdhjetë ekziston dyshimi i bazuar se në fillim të vitit 2021, të pandehurit Kadri Gërbeshi dhe Lindrit Haradinaj,në bashkëkryerje kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që kërkojë para me fajde nga i pandehuri Lindrit Haradinaj, në shumë prej 20 njëzet mijë euro, me pagesë mujore prej 2 mije euro për dy javë, të cilat para i pandehuri Lindrit i ka marrë nga i pandehuri Kadri Gërbeshi, në atë mënyrë që i dëmtuari i vetëm në emër të fajdeve ka paguar shumën prej 50 mijë euro, kurse borxhi kryesor ka mbetur i papaguar,
Me këtë do të kenë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Tutje në këtë dispozitiv thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në fillim të vitit 2021, të pandehurit, në bashkëkryerje kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare nga i pandehuri Lindrit Haradinaj, në shumë prej 20 mijë euro, për të cilat ka garantuar një person emri i të cilit nuk mund të bëhet publik, kështu që në pamundësi që i dëmtuari Samir të paguaj fajdet dhe borxhin kryesor, i pandehuri Kadri e a detyruar dëshmitarin që t’iu dorëzoj një pronë me sipërfaqe prej 1 hektarësh, në vlerë rreth 100 mijë euro, kështu që i dëmtuari Samir Bajrami është dëmtuar duke marrë përsipër që ta kompensojë dëshmitarin në shumën e cekur më lartë.
Me këtë do të kenë kryer në bashkëkryerje veprën penale: Fajdeja nga nenin 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Kurse në dispozitivin e pesëmbëdhjetë dhe të fundit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në fillim të vitit 2021, i pandehuri Ramiz Ademi, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetërm duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar të marrë para në shuma nga 20.000 (njëzet mijë) euro me fajde, për të cilat ka paguar çdo dy javë nga 2.000 (dy mijë) euro, duke pësuar dëm pasuror rreth 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro, kurse borxhi kryesor ka mbetur i papaguar.
Me këtë do të kenë kryer kryer veprën penale: Fajdeja nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Shënim: Dosja u sigurua nga Betimi për Drejtësi