Blinken i dërgon mesazh Vuçiqit: Ule statusin e sigurisë së ushtrisë serbe!
Numri dy i Amerikës, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Ai ka theksuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e tij duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura të Serbisë dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.
“Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme” – thuhet mes tjerash në reagim.