15-07-2025

Bllokohen xhirollogaritë bankare në disa komuna, Ibrahimi: Po paralizohet funksionimi i institucioneve

Kështu tha kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

Sipas tij, ky bllokim i radhës po e paralizon funksionimin e institucioneve komunale dhe rrezikon ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, përfshirë shërbimet publike dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Edhe pse këto bllokime siç tha ai ndërlidhen me vendime përmbarimore, ato janë rezultat i mungesës së zgjidhjes nga niveli qendror për detyrimet që nuk janë krijuar nga vetë komunat, siç është rasti i kontratave kolektive.

“Komunat nuk mund të mbajnë përgjegjësi për vendime që nuk i kanë marrë vetë. Bllokimi i komunave është bllokim i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe duhet të marrë fund menjëherë”, ka thënë Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin.

AKK-ja kërkon lirimin urgjent të xhirollogarive dhe zgjidhje të qëndrueshme ligjore dhe financiare, që mbron funksionimin e komunave dhe respektimin e autonomisë së pushtetit lokal.

 

Asnjë koment

Comments are closed.