“Bllokohet” Miloti, kolona mbi 30-kilometërshe nga fluksi i madh i veturave nga Kosova drejt bregdetit
Qindra vetura nga Kosova kanë vërshuar drejt bregdetit shqiptar sot duke shkaktuar kolona të gjata në aksin rrugor Morinë–Milot.

Si pasojë e fluksit të madh, lëvizja është ngadalësuar ndjeshëm, sidomos në segmentin Rubik–Milot, ku kolonat janë raportuar të shtrihen mbi 30 kilometra, shkruan Telegrafi.
Sipas dëshmive të qytetarëve, situata është bërë veçanërisht e vështirë në afërsi të kryqëzimit të Milotit.
“Kolona në rrugën e kombit në drejtim të Shqipërisë është aq e gjatë, sa e ka bllokuar pothuajse tërësisht udhëkryqin Milot–Lezhë dhe Milot–Tiranë”, ka deklaruar një udhëtar.
////
një udhëtar.
