Bora e parë zbret në Kosovë
Në vargmalet e Brezovicës ka rënë bora e parë ndryshe prej kryeqytetit dhe pjesëve të tjera të Kosovës ku po mbretërojnë temperatura më të larta.
Edhe pse jemi në muajin nëntor, në Kosovë po vazhdojnë të jenë temperaturat e nxehta.
Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur së nga java e tretë e këtij muaji pritet të ketë ndryshime të motit.