02-01-2026

Bora zbardh Kukësin, reshje edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit në rrugën e Kombit

Kanë nisur reshjet e para të borës në qarkun e Kukësit. Bora ka filluar të bjerë në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave.

Mund të jetë një imazh i Rrëpirë për ski

Reshje bore janë shënuar edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, përgjatë Rrugës së Kombit, një aks i rëndësishëm për qarkullimin rrugor. Megjithatë, deri në këto momente, bora nuk ka krijuar shtresa që të pengojnë lëvizjen e automjeteve.

 

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, pasi gjatë dy ditëve të fundit Kukësi është përfshirë nga temperatura mjaft të ulëta.

Në zonat e thella malore termometri ka zbritur nga minus 3 deri në minus 16 gradë Celsius. Situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë vëmendje të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët./TCH

Asnjë koment

Comments are closed.