Borell thërret në takim urgjent Kurtin e Vuçiqin
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, fillimisht njoftoi se i ka ftuar Kurtin e Vuçiqin sot në Bruksel për takim urgjent, për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale.
“I kam thirrur krerët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin në Bruksel për takime urgjente, për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale”.
“Kemi nevojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkroi Borrell.
