29-11-2024

Bosch kritikon gjyqtarët e Speciales: Duan t’i mbajnë sa më gjatë punët e tyre të paguara mirë, në dëm të pandehurve!

Ish-ambasadori Holandez në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj vendimit për ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilët po mbahen nga Gjykata Speciale në Hagë, ku këta të fundit kanë paralajmëruar se gjyqi mund të zgjasë më shumë se gjashtë vjet.

Ai ndër tjerash ka shkruar se gjyqtarët duan t’i mbajnë sa më gjatë punët e tyre të paguara mirë.

“Duket se gjyqtarët duan të mbajnë sa më gjatë punët e tyre të paguara mirë në dëm të të pandehurve. Pse nuk mund të shkojnë në shtëpi në pritje të gjyqit?”, ka shkruar Bosch, transmeton IndeksOnline.

Bëjmë të ditur se gjatë ditës së djeshme gjykatësit kanë paralajmëruar se nëse i referohen përllogaritjeve të paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, atëherë ZPS-së do ti duhet deri në 6.5 vjet që t’i paraqes provat dhe të marrë në pyetje dëshmitarët.

Gjykatësi ka theksuar se ZPS-ja ka paraqitur 312 dëshmitarë, që i bie 46 dëshmitarë në vit dhe për ta duhen 6.5 vjet për të përfunduar procedurat.

 

Asnjë koment

Comments are closed.