SHBA njofton bllokimin e porteve iraniane, rriten tensionet dhe çmimet
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se do të bllokojë të gjitha portet iraniane nga dita e sotme, si pjesë e masave të reja ndaj Teheranit pas dështimit të bisedimeve të paqes.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), masa do të përfshijë të gjithë trafikun detar drejt dhe nga portet e Iranit, përfshirë edhe zonat bregdetare në Gjirin e Omanit, ndërsa nuk do të prekë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit për anijet që nuk lidhen me Iranin.

Pas njoftimit, çmimi i naftës ka shënuar rritje të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, duke kaluar mbi 100 dollarë për fuçi, në mes të shqetësimeve për furnizimet globale të energjisë.
