Botërori: Këto janë çiftet e para në 1/8 e finales, ja kur luajnë
Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e fundit në kuadër të grupit A dhe B, në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Katar.
Holanda triumfoi ndaj Katarit, për të avancuar tutje si lidere e grupit A.
Ndërkohë, në këtë grup nga vendi i dytë u kualifikua edhe Senegali, që mposhti në ndeshjen e tretë Ekuadorin me rezultat 2-1.
Teksa në grupin B, Anglia fitoi lehtë ndaj Uellsit 3-0, ndërsa SHBA-ja ndaj Iranit 1-0.
Kështu pas kompletimit të këtyre grupeve, tashmë dihen edhe çiftet e para për fazën e 1/8 e finales/
Holandezët do të ballafaqohen me SHBA-në më 3 dhjetor me fillim nga ora 16:00. Teksa Anglia do të përballet me Senegalin, te dielën, me fillim nga ora 20:00. /IO