24-11-2024

Brenda 10 ditëve polica zbatoi 51 urdhëresa të Gjykatës së Prizrenit

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se Policia, përveç detyrave zyrtare që ka në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ne parandalim të aktiviteteve kriminale, në theks te veçantë është duke i realizuar urdhëresat dhe kërkesat e Gjykatës Themelore në Prizren.

Në aktivitetin e policisë, njësiti i zbatimit të urdhëresave nga data 20 dhjetor 2021 deri me datë 28 dhjetor 2021, ka realizuar gjithsej 51 urdhëresa, në Prizren dhe Dragash.

Zbatimi i urdhëresave ka të bëjë më sjelljen me dhunë, personat e dënuar si dhe 9 raste të cilat kanë qenë në listën e personave të kërkuar.

Njësiti i urdhëresave në drejtorinë rajonale në Prizren dhe njësitë tjera policore edhe në të ardhmen duke zbatuar urdhëresat do të jenë në nivelin më të lartë profesional, për të siguruar një klimë të qete dhe siguri për qytetarët e rajonit të Prizrenit, thuhet në njoftim./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.