Breshër rrëbesh në Rrafshin e Dukagjinit
Moti i ndryshueshëm ka karakterizuar ditën e sotme.
Në disa vende madje ka pasur edhe reshje shiu, të shoqëruara me rrëbesh breshëri.
Njëjtë ka ndodhur në fshatrat Studençan dhe Peqan të Suharekës.
Lexuesit kanë dërguar në Indeksonline pamje nga breshëri i cili është raportuar të ketë rënë disa herë, në fsahtra të Suharekës e në Mamushë.
Një fermër nga Studençani u shpreh i shqetësuar nga këto reshje.
“Breshëri sikur po bëhet tradicional, e bujqit nën mëshirë” tha ai për Indeksonline.
Indeksonline ju sjell fotografi dhe video të këtij breshëri.