Pagat janë rritur 7.8 përqind në mes të qershorit dhe gushtit, sipas të dhënave zyrtare, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Kjo do të thotë se pagat janë më të larta sesa mesatarja e inflacionit në tre muajt e fundit. Herën e fundit që rritja e pagave mbikaloi rritjen e çmimeve ishte në tetor 2021, gjatë pandemisë së COVID-19.
Rritja e pagave për sektorin publik arriti në 6.8 përqind në mes të qershorit dhe gushtit, për çka Zyra Kombëtare e Statistikave tha se ishte rritja më e madhe që prej rekorde krahasuese që nisën më 2001.
Por për sektorin privat rritja për punëtorët ka qenë 8 përqind.
Në anën tjetër norma e inflacionit ka nisur të bjerë, ku në gusht është regjistruar prej 6.7 përqind të normës vjetore.