26-11-2024

Buja: Thaçi është mrekulli burrë, ai kurrë nuk është frikësuar në luftë

Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Buja gjatë një emisioni televiziv ka folur për shumë tema për kohën e luftës, e mes tyre edhe disa ngjarjeve që ka kaluar me ish udhëheqësin e UÇK-së, Hashim Thaçin.

Buja mes tjerash ka treguar edhe një histori kur së bashku me Hashim Thaçin ishin gjendur në një situatë kur përballë kishin një tank të armikut serb.

“Ishim duke shkuar në Dukagjin me Hashim Thaçin e disa bashkëluftëtar të tjerë, kur para nesh na është shfaqur një tank i serbëve, Thaçi dhe të tjerët që gjendeshin aty morën shënjestër për të qëlluar me armët që kishin e me mitraloz, kjo ishte vendosmëria e tyre për të luftuar edhe pse gjasat për t’i mposhtur ishin minimale”, është shprehur Buja.

Në atë moment, sipas Bujës u lëshua edhe një deklaratë që kishte humor në bazë nga Hashim Thaçi.

“Në një moment, Thaçi na u drejtu se edhe nëse vriteshim një gjë dihet sigurt se Ibish Broja do të na këndojë këngën”, ka shtuar Buja.

Ai duke folur për kohën e luftës, e kohë kjo që ka kaluar shumë kohë me ish-presidentin Thaçi, është shprehur se nuk njeh një njeri aq të vendosur e që nuk kishte frikë në asnjë moment.

“Hashim Thaçi është një burrë mrekulli i cili jemi me fat që e kemi pasur në mesin tonë, ai nuk ka ditë kurrë të frikësohet”, ka përfunduar Ramë Buja. /rtk

Asnjë koment

Comments are closed.