Bujqit në pritje të subvencioneve, kryhen pagesat për 24 mijë përfitues-vlera 44 milionë euro

“Bujqit/fermerët po paguhen vazhdimisht sipas planit të paraparë për pagesa direkte 2025. Deri tani janë proceduar për pagesë gjithsej 24,058 përfitues me vlerë totale prej 44,000,000 euro ”, thuhet në përgjigjjen e MBPZHR-së.
Sipas MBPZHR aktualisht po subvencionohen fermerët që kanë aplikuar në programin e vitit 2025, dhe pagesat po realizohen brenda afatit.
Në përgjigjje po ashtu thuhet se pagesat nuk kanë ndodhur më herët, sepse disa kultura bujqësore kanë afate shtesë për dorëzimin e dokumenteve deri më 30 nëntor 2025 dhe se në disa raste janë duke u kryer edhe kontrollet në terren nga inspektorët, prandaj pagesat janë duke u bërë në kohë dhe nuk ka vonesa të paarsyeshme.
“Mbjelljet vjeshtore që po realizohen tani subvencionohen me programin për vitin 2026, jo me programin e pagesave direkte 2025. Aktualisht po subvencionohen fermerët që kanë aplikuar në programin e vitit 2025, dhe pagesat po realizohen brenda afatit. Pagesat nuk kanë ndodhur më herët, sepse disa kultura bujqësore kanë afate shtesë për dorëzimin e dokumenteve deri më 30 nëntor 2025 (certifikata, gjendje shëndetësore tek materiali fidanor, dëshmi për kilogramët e dorëzuar tek gruri dhe mjedra, certifikata për prodhimet organike, etj.), disa raste janë duke u kryer edhe kontrollet në terren nga inspektorët, prandaj pagesat janë duke u bërë në kohë dhe nuk ka vonesa të paarsyeshme”, thuhet në përgjigjjen e MBPZHR-së.
Nga MBPZHR thonë se nuk kanë probleme sa iu përket suvbvencioneve dhe se përfituesit po i marrin subvencionet brenda periudhës së përcaktuar për vitin fiskal 2025.
“Përfituesit do të marrin subvencionet brenda periudhës së përcaktuar për vitin fiskal 2025”, thuhet në përgjigjjen e MBPZHR-së.