21-11-2024

Bukëpjekësi publikon videon e hajnit: Porositi 15 byrekë për t`i vjedhur paratë nga arka (Video)

Një vjedhje është kryer mbrëmë në rrugën “ Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, ku një person rreth të  50-tave ka hyrë në furrën “Prushi”,  për t`i blerë 15 byrekë.

Por, qëllimi i tij, del se nuk ishin byrekët. Ai shfrytëzoi rastin derisa bukëpjekësi ishte brenda furrës, për t`i vjedhur paratë nga arka e furrës e cila në ato momente ishte e hapur, shkruan “Kosova Sot”.

E bukëpjekësi ka publikuar videon e momentit kur hajni vjedhë paratë.

Kosova Sot

Asnjë koment

Comments are closed.