22-11-2024

Bullgaria investon në shkollën e Romajës në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, sot kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për investim të përbashkët në shkollën e fshatit Romajë.

Haskuka ka theksuar se projekti parasheh ndërtimin e terrenit sportiv dhe oborrit në shkollën e këtij fshati, raporton Koha.

“Është bashkëfinancim, por pjesa më e madhe e investimit është nga Republika e Bullgarisë”, ka thënë ai, duke përkujtuar se arsimi është një nga prioritetet e qeverisë komunale.

Rezultati i imazhit për shkolla e romajes

Ndërsa ambasadori Gudjev ka përkujtuar se deri në të shkuarën e afërt shteti i tij ka pranuar fonde për zhvillim nga vendet tjera dhe se tani ka mundësi që të mbështesë projekte të tilla në shtetet e rajonit. “Projektet tona ndonëse nuk janë me shuma të larta, ato kontribuojnë në ndryshim”, ka deklaruar Gudjev, duke theksuar se prioritet kanë arsimin dhe shëndetësinë.

Ai ka theksuar se me fondet e Qeverisë së Bullgarisë janë jetësuar tri projekte arsimore në Shtime dhe një tjetër në Istog.

Asnjë koment

Comments are closed.