24-11-2024

Bundestagu voton pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Një debat për pak më shumë se gjysmë ore u dedikua sot pasdite propozimit të CDU-CSU dhe SPD për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE

Deputetët gjerman kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte pro. Shqipërisë do t’i hapen negociatat, shkruan tch. 365 deputetë gjermanë votuan për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Ligi Soreca në një status në Twitter, si dhe komisioneri Johannes Hahn, postimin e të cilit ka shpërndarë Soreca.

“Bundestagu  votoi në favor  të hapjes së  negociatave  për Shqipërinë  dhe M.Veriut”, shkruan Soreca.

Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.