Mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, që u arrestua sot në Prizren, akuzohet për pesë vepra penale.
Prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu tha për “GazetaePrizrent.net” se mbi të rëndojnë dyshimet për pesë vepra penale: mashtrim, shmangie nga tatimi, armëmbajtje ilegale, ushtrim i kundëligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe fajde.
Policia sot ka basitur shtëpinë e Burdushit, ndërsa janë gjetur armë dhe municion, me leje të skaduara.
Prokurori Kryeziu ka njoftuar se me këtë rast janë mbledhur prova, ndërsa janë konfiskuar edhe 3 vetura.
Sipas Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.
Sipas tij, i dyshuari ende nuk është marrë në pyetje. /GazetaePrizrent.net/