Burdushi është arrestuar nga Njësiti për krime ekonomike dhe korrupsion
Bastisjen dhe më pas edhe arrestimin e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi në Prizren e ka bërë Njësiti policor për Krime ekonomike dhe korrupsion, që vepron në kuadër të Policisë në Prishtinë.
Drejtori i Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha për portalin “GazetaePrizrent.net” se ky rast nuk është në kompetencë të policisë në Prizren.
“Njësiti për Krime ekonomike dhe korrupsion, vepron në Prizre, por është në kompenteca të nivelit qendror”, tha ai.
Ndryshe, dy ditë më parë Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj për mashtrim ndaj Burdushit. Aktakuza kishte të bënte me një mashtrim për 2.000 euro, të cilat ai akuzohet se i ka marrë një klienti për ta shëruar nga depresioni. /GazetaePrizrent.net/