Burdushi përfundon grevën pasi i plotësohet kërkesa
Burdushi që për shumë vjet ka qenë i njohur si mjek popullor është dënuar për mashtrim dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe shmangie të tatimit.
Avokati i Peqanit, Asdren Hoxha, ka thënë për Televizionin 7 se klienti i tij ka përfunduar grevën e nisur ditë më parë, pasi i është plotësuar kërkesa.
“Ka ndërprerë grevën, për arsye të paraqitjes sa më të mirë te Prokurori dhe se ka arritur efektin e saj greva”, ka thënë Hoxha.
Burdushi do të merret në pyetje nga Prokurori sot pasdite në orën 14:30.
Peqani kishte nisur grevë javë më parë, pasi kërkonte që të intervistohej edhe njëherë nga prokurori. /Express/