Me 4 nëntor të vitit 2018, pas mesnate, në Prizren, në një market është kryer një vjedhje.
M.R së bashku me disa persona tjerë marrin para nga arka dhe gjësende tjera në vlerë prej 238.oo euro, nga ku më pas largohen nga vendi i ngjarjes me veturë, e cila veturë është hasur tek i pandehuri edhe në një rast tjetër – vjedhje e rëndë në qytetin e Gjakovës, ku edhe janë hasur në flagrancë, me të cilat veprime i pandehuri M.R., të dëmtuarit i shkaktojnë dëme materiale si më lartë,
– Kësodore ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë, nga neni 327 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin M.R., e GJYKON:
Dënim me GJOBË në shumën prej pesëqind (500) euro,
Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, (i cili dënim do të ekzekutohet në afatin ligjor prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi).
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Për të akuzuarin M.R. Gjykata kishte lëshuar URHDËARREST, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtim gjyqësor i akuzuari M.R. e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.