Burg e gjobë për vjedhje të akumulatorit të veturës në Prizren
Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.D. nga Prizreni për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Të akuzuarin me iniciale A.D, pas marrëveshjes me shkrim mbi pranimin e fajësisë e lidhur në mes të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij si dhe prokurorit, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 200,00 (dyqind) euro si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
Në kumtesë, thuhet se me datën 09.12.2017, gjatë orëve të hershme të natës në Prizren në lagjen Ortakoll, i akuzuari me iniciale A.D. në bashkëveprim me të miturin me iniciale A.K., me qëllim që vetës ti sjell dobi pasurore të kundërligjshëm, duke shfrytëzuar orët e natës, ku prezenca e njerëzve është e rralluar, duke përdor një kaçavidë dhe me përdorimin e forcës fizike, duke hapur kapakun e motorit të veturës “VW Golf 2”,pronë e të dëmtuarit me iniciale H.D., nga ku arrin që të marrin akumulatorin (baterinë) e llojit “Varta”, të cilin më pas e shesin në hekurishten e qytetit të quajtur “Trimi” e cila gjendet në Perllonka, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizrenit.