23-11-2024

Burg për plaçkitjen e shtëpisë së një çifti pleqsh në Prizren

I pandehurit me inicialet Z.B është dënuar me një vit burgim nga Gjykata Themelore në Prizren pasi kishte plaçkitur një shtëpi në Prizren.

Në njoftim thuhet se ai në bashkëpunim me të pandehurin tjetër A.B kanë plaçkitur shtëpinë e një të moshuare, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Me datën 22.07.2018 rrethe orës 15:30, në rrugën “Hoxhë Tasini” në Prizren, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarës me iniciale M.C., i pandehuri duke vepruar në bashkëkryerje me të pandehurin me iniciale A.B., me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, të dëmtuarës ia marrin pasurin e luajtshme, në atë mënyrë që të pandehurit duke menduar fillimisht se askush nuk gjendej në shtëpi, si dhe duke shfrytëzuar paaftësinë dhe gjendjen e rëndë e të dëmtuarës e cila është e moshës së shtyrë si dhe bashkëshortit të saj i cili është i palëvizshëm, hynë në shtëpi e tyre dhe marrin gjëra të ndryshme me vlerë, dhe pasi kuptojnë se në shtëpi gjendet e dëmtuara, menjëherë largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Asnjë koment

Comments are closed.