Burgim të përjetshëm infermierit gjerman për vr*asj:en e 10 pacientëve me injeksione
Një infermier paliativ në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e 10 pacientëve përmes injeksioneve vdekjeprurëse dhe për tentativë vrasjeje të 27 të tjerëve, njoftoi të mërkurën një gjykatë në Aachen.
Sipas prokurorëve, infermieri u kishte dhënë pacientëve – shumica të moshuar – doza të tepërta qetësuesish ose analgjezikësh për të lehtësuar ngarkesën e tij të punës gjatë turneve të natës.
Zëdhënësi i gjykatës tha se krimi u vlerësua si “veçanërisht i rëndë”, gjë që do të thotë se i dënuari ka shumë pak gjasa të lirohet pas 15 vjetësh, që është minimumi ligjor i vuajtjes së një dënimi me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Krimet janë kryer midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024 në një klinikë pranë qytetit Aachen, në perëndim të Gjermanisë. Vendimi mund të apelohet, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe disa incidente të tjera të dyshimta gjatë karrierës së infermierit, raportojnë mediat gjermane.

