25-11-2024

Burim Ramadanit i doli e saktë akuza për avullimin e votave, i kishte 0 vota, iu bën 59 në rinumërim

Burim Ramadanit i ka dalë e saktë akuza që kishte bërë ditë më parë se i janë “avulluar” disa vota.

Pas rinumërimit në vendvotimin ku ishte ankuar kandidati i AAK-së, ka dalur se Ramadani kishte 59 vota, e jo 0 siç i kishte marrë të dhënat në numërimin e parë.

“Vullneti i qytetarëve vihet në vend.
U shkrua 0 vota, dolën 59 vota.

Dua të falenderoj KQZ-në për vendimmarrjen që, ndër të tjera, të rinumërohet vendvotimi 2401A, dhoma nr.2, në gjimnazin “Jeta e re”, në Suharekë.

Të dhënat që publikova pak ditë më parë për “avullimin” e votave dolën të sakta. Madje, nuk ishin 58, por 59 vota sipas rinumërimit, derisa në vendvotimin e kishin bërë 0 (zero) vota.

Unë asnjëherë, bash asnjëherë, nuk flas pa fakte dhe pa qenë 100% i sigurt për atë që e them. Më vjen keq prej qytetarëve, familjarëve, miqve dhe mbështetësve që u shqetësuan dhe u nervozuan nga denoncimi publik që bëra. U bënë nervozë, sepse besuan se kjo nuk mund të përmirësohet.
Por, isha i sigurt se do përmirësohet dhe ndodhi kështu!

Unë besoj në sistem. Unë besoj në të drejtën.
Falenderoj qytetarët e Suharekës për mbështetjen e plotë”, shkruan Ramadani në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.