Burri i dehur e sulmon fizikisht gruan e tij në Rahovec, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje
Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një ndër problemet më të mëdha në Kosovë, ku viktima kryesisht janë gratë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i dhunës së burrit kundër gruas së tij ka ndodh edhe mbrëmë në Pastellasë të Rahovecit.
Siç mëson Gazeta Sinjali, burri ka ushtruar dhunë fizikë dhe psikike ndaj gruas së tij për motive që dyshohet se lidhen me xhelozinë.
Zbulohet se i dyshuari ka qenë i dehur kur e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, mbrëmë.
I njëjti pas aktit është arrestuar nga Policia, dhe më urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.