Burri në Prizren i shkon ish gruas te puna dhe e sulmon fizikisht, përfundon në ndalim për 48 orë
Sinjali mëson se në hall me ish bashkëshortin e saj është edhe një grua nga Prizreni, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë gjatë ditës së djeshme.
Bazuar në informacionet e para, ish burri i saj i ka shkuar te puna dhe pas një përplasje verbale me të, e ka sulmuar fizikisht – duke i shkaktuar lëndime trupore.
Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin dhe si rezultat, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndalimin e të dyshuarit.