09-03-2025

Burri në Prizren raporton në polici se i janë dëmtuar varret e familjarëve

Një person në Prizren ka raportuar në polici se i janë dëmtuar dy varre të familjarëve të tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti raportohet të ketë ndodhur më 1 mars.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thonë nga policia,/KK

Asnjë koment

Comments are closed.