Burri nga Malisheva i kërkon policisë t’ia largojë gruan nga shtëpia
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Malisheva është paraqitur në stacion dhe ka kërkuar nga policia që t’ia largojë bashkëshorten nga shtëpia, “në të kundërtën do shkaktojë dhunë ndaj saj”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ai është arrestuar nën dyshimet për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, derisa bashkëshortja është dërguar në spitalin e Psikiatrisë.
“Malishevë 06.10.2023-09:10. Ankuesi mashkull kosovar është paraqitur në polici duke kërkuar që policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do shkakton dhunë ndaj saj. I njëjti me vendim të prokurorit është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima (bashkëshortja e tij) është dërguar në spitalin e Psikiatrisë”, thuhet në raport.