Burri the*r me thi*kë gruan në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani, raportohet se janë nga Kosova
Një person i dyshuar, Samson K. (33-vjeç) raportohet të ketë therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçe).
Raportohet se viktima ka pranuar pesë therje me thikë.
Siç raporton media gjermane “Bild”, i dyshuari pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë, transmeton Klankosova.tv.

BILD thotë të ketë informacione mbi të kaluarën e çiftit.
Samson dhe Sabrina kanë qenë të martuar për disa vite, dhe kanë dy fëmijë bashkë: një vajzë katër vjeçe dhe një djalë 7-vjeç. Raporti mes dy kosovarëve ka qenë i çarë për vite, dhe thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.
Sipas informacioneve që ka siguruar BILD, Samson K. veçse ka qenë i dënuar për sulm dhe dhunë.
Më 17 janar, 2024, ai kishte goditur me shuplakë Sabrinën në fytyrë dhe ia kishte shkulur flokët. Për pasojë, viktima kishte përfunduar me buzë të ënjtur dhe e gjakosur, e me disa gërvishtje në fytyrë.
Samsoni nuk ishte lejuar të kontaktonte bashkëshorten e tij pas një vendimi gjykate. Ai nuk ishte lejuar as t’i afrohet apartamentit më afër se 100 metra. Këtë vendim, ai e kishte shkelur katër herë. Vendimi ka qenë në fuqi deri më 19 korrik, 2024.
Samson K. (33-vjeç) qëndron pranë viktimës së tij Sabrina K. (31-vjeçe). Gjaku i shihet në këpucë. Foto: Private
E të martën e kësaj jave ndodhi sulmi brutal. Mesditën e së martës, raportohet se Samson K. kishte dashur ta merrte të bijën nga kopshti. Por, drejtuesit e kopshtit nuk ia kishin dorëzuar atij 4-vjeçaren, e kishin informuar nënën e cila me shpejtësi kishte mbërritur në kopsht dhe e kishte marrë fëmijën. Sabrina K. e kishte dërguar të bijën te shtëpia e një mikeje, dhe kishte shkuar ta merrte të birin nga shkolla.
Sulmi ndodhi në sy të të birit
Kur ajo pothuajse mbërriti në prag të shtëpisë së saj bashkë me djalin 7-vjeç, bashkëshorti i saj duket se e kishte e përcjellë. Me një thikë të vogël, Samsoni thuhet ta ketë therur Sabrinën në sy të djalit të tyre.
E plagosur rëndë, Sabrina u rrëzua përtokë, bashkëshorti i saj qëndroi aty deri në arrestim. Thuhet se ai u tha dëshmitarëve: “Nuk e dini se çfarë më bëri ajo”.
Se çfarë ka dashur të thotë ai me këtë, nuk dihet. Një mike i tha BILD-it: “Kur u arrestua, më shikoi me fytyrë të ngrirë në sy”.
Një zyrtare policore u kujdes për fëmijët e çiftit. Ajo mori për dore vajzën e vogël dhe e çoi në një hapësirë me lodra.
Një polic tjetër po luante me të birin. Se çka do të ndodhë me ta, ende nuk dihet pasi s’ka informacione nëse ata kanë ndonjë të afërm në Gjermani. /Klankosova.tv