Burri mbyt gruan me sëpatë, djali e shtyn nga shkallët – vdes edhe ai
Një krim i dyfishtë në familje tronditi Shqipërinë këtë mëngjes.
Në fshatin Shalës të Konispolit, tashmë i ndjeri Huso Islami, 69 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe.
Më pas ai dyshohet se është kapur me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës dhe për pasojë 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, raporton TCH, transmeton Sinjali.
Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes Klement Islami ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.