21-04-2025

Buxheti i Prizrenit për vitin 2025: Pagat dhe mëditjet zënë pjesën kryesore të shpenzimeve

Prizreni ka ndarë një buxhet prej 70.4 milionë eurosh, i cili është shpërndarë në kategori të ndryshme shpenzimesh. Sipas të dhënave, shpenzimi më i madh i komunës është për pagat dhe mëditjet, duke arritur shumën 27.4 milionë euro, ose 39.08% të buxhetit të përgjithshëm.

Pas kësaj, shpenzimet kapitale, të cilat përfshijnë investimet në infrastrukturë dhe projekte të mëdha, zënë 32.7% të buxhetit, me një shumë prej 23 milionë eurosh. Ndërkohë, për mallra dhe shërbime janë ndarë 14.2 milionë euro (20.24%), ndërsa subvencionet dhe transferet kanë marrë 4.5 milionë euro (6.48%).

Shpenzimet komunale, të cilat përfshijnë kostot administrative dhe operative të institucionit, përbëjnë vetëm 1.50% të buxhetit, me 1 milion euro të ndara për këtë kategori, përcjell 04 Online. A nënkupton kjo se administrata komunale është e mbingarkuar, ku shpenzimet për paga dhe mëditje tejkalojnë shpenzimet kapitale?

A duhet të reformohet administrata komunale me qëllim të uljes së shpenzimeve për paga dhe mëditje, si dhe fokusi të rritet te shpenzimet kapitale?

Kjo mbetet të shihet në të ardhmen./04 Online

* Statistikat e prezantuara në grafikone: Instituti GAP

Mund të jetë një grafik i plan dhe teksti që thotë "Subvencione dhe Transfere Shpenzime Komunale 14.2M 70.4M PRIZREN Mallra dhe Shërbime 27.5M 23M PagadheMëditje Paga dhe Mëditje Shpenzime Kapitale Prizren Paga dhe Mëditje 27,492,932.00 € 39.08% Shpenzime Kapitale 23,002,236.02 € 32.70% Mallra dhe Sherbime 14,240,224.00 € 20.24% Subvencione dhe Transfere 4,561, 4,561,785.00 785.00 € 6.48% Shpenzime Komunale 1,055,298.70 1.50%"

Asnjë koment

Comments are closed.