Cakolli: 750 euro për 39 minuta punë do të paguhen deputetët e rinj
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës do të paguhen rreth 750 euro bruto secili, për gjithsej 39 minuta e 18 sekonda punë në gjashtë seanca, të mbajtura nga 19 prilli deri më sot.
Të dhënat janë bërë publike nga Eugen Cakolli i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), i cili ka përllogaritur se kjo do të thotë se çdo minutë efektive e një deputeti i kushton taksapaguesve 18.93 euro, ndërsa çdo sekondë, 0.32 euro.
“Me 2 sekonda punë, një deputet fiton aq sa një qytetar paguan për një bukë; me 6 sekonda, aq sa kushton një makiato në Prishtinë; dhe me 18 minuta punë, aq sa është paga minimale në Kosovë”, ka thënë Cakolli, përmes një postimi në Facebook.