12-04-2026

Caktohen çmimet e reja të naftës dhe benzinës për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë publike çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor për datat 12 dhe 13 prill 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i naftës është caktuar 1.84 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me çmimin maksimal 1.44 euro për litër.

Këto çmime do të vlejnë për dy ditët e caktuara, ndërsa autoritetet vazhdojnë monitorimin e tregut të karburanteve në vend.

Asnjë koment

Comments are closed.