24-11-2024

Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Ballkani – Larne

Ballkani pas eliminimit nga Champions League, garat evropiane do ti vazhdoj në Conference League.

Kampioni i Kosovës, në raundin e dytë do të përballlet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, shkruan IndeksOnline.

UEFA tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes së parë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të marten më 25 korrik, nga ora 20:45.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari nga Ukraina, Denys Shurman.

Ndihmësit e tij gjithashtu janë nga Ukraina, Valentyn Kutsev dhe Dmytro Zaporozhenko, ndërsa gjyqtar i katërt Dmytro Panchyshyno.

Asnjë koment

Comments are closed.