Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës III të Superligës, që luhen të dielën
Federata e Futbollit të Kosovës ka hedhur shortin për delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen ditën e diel.
Ndeshja e parë do të luhet në Suharekë, ku Ballkani pret Drenicën në stadiumin e qytetit nga ora 15:00. Gjyqtar kryesor i kësaj përballjeje do të jetë Mentor Ajeti.
Në të njëjtën orë zhvillohet ndeshja Dukagjini kundër Ferizajit, me Egzon Dakajn si gjyqtar kryesor.
Gjilani do të përballet me Malishevën në qytetin e Gjilanit, ndërsa drejtësinë në këtë takim do ta ndajë Alban Shala.
Po ashtu në të njëjtin orar, Prishtina e Re përballet me Llapin. Gjyqtar i kësaj ndeshjeje është caktuar Visar Kastrati.
Ndeshja e fundit e kësaj jave luhet nga ora 20:15 në mes të Prishtinës dhe Dritës. Gjyqtari Genc Nuza do të jetë në krye të këtij takimi.
Të gjitha përballjet pritet të jenë interesante, ndërsa klubet synojnë të marrin rezultatet më të mira në këtë fazë të hershme të sezonit.