Në prag të kremtimit të festës islame të bajramit të vogël, Komuna e Prizrenit ka njoftuar fermerët dhe qytetarët për caktimin e dy lokacioneve ku do të lejohet të bëhet shitja e kurbanëve!
Në njoftim thuhet se lokacioni i parë do të jetë në lagjen ‘Bazhdarhane’ dhe do të mbulojë pjesën veriore të qytetit dhe fshatrat e asaj ane, ndërsa i dyti do të jetë në lagjen ‘Bajram Curri’ përballë tregut, në rrugën ‘William Walker’ dhe do të mbulojë pjesën jugore të qytetit dhe fshatrat përreth.
“Këto dy lokacione janë të përkohshme dhe mund të shfrytëzohen vetëm për datat 8, 9 dhe 10 gusht 2019.Edhe këtë vit, sikurse në vitin e kaluar, fermerët do të jenë të liruar nga pagesa për hapësirën e shfrytëzuar për shitjen e kurbaneve”, thuhet në njoftim. / GazetaePrizrenit.net /