02-04-2025

Caktohet data e seancës konstituive të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar datën 15 prill për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, u tha në një njoftim të shkurtër nga Presidenca.

Asnjë koment

Comments are closed.