15-05-2025

Caktohet masa e arrestit shtëpiak për drejtoreshën e çerdhes “Botanika

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha e çerdhes “Botanika” është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Përvetësimi në detyrë’’.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, K.A., drejtoreshë e çerdhesh, dyshohet se në bashkëkryerje me një të dyshuar tjetër kanë përvetësuar mjete financiare që u janë besuar për shkak të pozitës që mbanin, duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës në Prishtinë.

Ata dyshohet se kanë keqpërdorur mbi 100 mijë euro nga Fondet Publike.

Prokuroria ka njoftuar se me kërkesën e tyre të dyshuarës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Asnjë koment

Comments are closed.