Caktohet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Prizenit
Kuvendi i Prizrenit i Prizrenit mban më 10 dhjetor mbledhjen e parë inauguruese.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thirrur mbledhjen e parë inauguruese të Kuvendit Komunal, e cila do të zhvillohet më 10 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 09:00, në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
Sipas njoftimit të publikuar nga faqja zyrtare e Kuvendit të Prizrenit, pjesëmarrësve u është bashkëngjitur ftesa zyrtare si dhe rendi i ditës, të cilat mund gjeni përmes vegëzës së përfshirë në komunikatë.
