Caktohet ushtruesi i detyrês së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit

Petrit Kryeziu caktohet ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit
Ky vendim vjen pas miratimit të dorëheqjes së Admir Shalës nga kjo pozitë.
Me miratimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Shala do të kthehet në punë në Prokurorinë Speciale.
Dorëheqje nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit ndodhi në fillim të muajit gusht. /Indeksonline/