Cana shpërthen me akuza: Nuk mundemi kundër MAFIA-s, ky është futbolli në Kosovë (VIDEO)
Vëllaznimi për herë të dytë në dy edicione radhazi nuk ka arritur të fitojë ndeshjen e barazhit për të kaluar në Superligë.
Këtë herë gjakovarët janë mposhtur nga Trepça’89 me rezultatin 4:2, në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.
Edhe pse pjesa e parë ishte 2-1 në të mirë të gjakovarëve, nuk arritën ta mbanin epërsinë.
Gjakovarët kishin ankesa të mëdha edhe në gjykim, pas pjesës së parë.
Pas sinjalizimit të përfundimit të takimit, futbollistët e Vëllaznimit i janë vërsulur gjyqtarit kryesorë, Mervan Bejtullahut, duke i kërkuar llogari atij. Mësohet se ka pasur edhe disa goditje drejt tij në tunelin.
Kur ekipi u vendos në zhveshtore, presidenti i skuadrës së Vëllaznimit, Agim Cana, iu drejtuar futbollistëve pas humbjes nga Trepça ’89.
Presidenti Cana foli rreth padrejtësive që iu bënë skuadrës së tij nga gjyqtarët e takimit e shumë çka tjetër.
Ai tha se sa të vendosen ndeshjet me “shitblerje bastore, pare, kurrë nuk kemi ec përpara. Kanë me vdek talentat tonë”.
“Djema nuk mundeni ju kundër MAFIA-s”.
Në fund ai iu tha lojtarëve se është krenar me ta dhe ta bajnë kokë largë. Jeni sportistë, nuk jeni bastexhinjë. Nuk jeni të dobët me karakter, nuk e shitni klubin”, iu tha Cana. /Telegrafi/